×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi për Zajednicën- Kurti delegon në emër të tij fituesin e tenderëve të Qeverisë Thaçi

    Insajderi
    31 January 2023 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pjesëtarë të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë të partive politike dhe diplomatë do të marrin pjesë sot në diskutimin e organizuar nga Ambasada amerikane lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, shkruan Insajderi.

    Në këtë takim po marrin pjese edhe përfaqësuesit e kryeministrisë, ndonëse i pari i Qeverise Albin Kurti nuk mori ftesë fare nga Ambasada amerikane për pjesëmarrje në diskutimin për Asociacionin.

    Kurti në emër të tij delegoi një nga njerëzit e tij të afërt, shefin e kabinetit Luan Dalipin njëherë edhe fituesin e tenderëve të qeverisë Thaçi.

    Luan Dalipi kishte përfituar rreth 600 mijë euro gjatë qeverisjes së Thaçit, shkruan Insajderi.

    Ai sot është parë duke hyrë në ambasadë si përfaqësues i qeverise për të diskutuar lidhur me Asociacionin. 

    Që nga koha e emërimit të Luan Dalipit në pozitën e shefit të stafit të kryeministrit Kurti, Dalipi mbahet mend për një gjë, sulmin që ua ka bërë mediave duke i lidhur ato me “biznese kriminale”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark