Joshua ka treguar klasin e tij me përshëndetjen që i bëri Usyk përpara rimeçit për titullin e botës në peshën e rëndë që do të zhvillohet në Arabinë Saudite.
Joshua i bëri thirrje ukrainasit që të mbajë “kokën lart” rreth luftës që agresioni rus po bën në Ukrainë, transmeton Insajderi.
Dyshja ndanë një bisedë të shkurtër, ku Joshua foli me respekt të madh me kundërshtarin e tij, duke pyetur: “Si është familja juaj?” Usyk u përgjigj: “Mirë”. Përpara se Joshua t’i thoshte: “Lufta në Ukrainë, mbajeni kokën lart!”
Meçi do të zhvillohet me 20 gusht në Arabinë Saudite.
Ndryshe, ngjarja ishte caktuar të organizohej në prill, por ukrainasi vendosi të kthehej në shtëpi dhe të merrte armët për të mbrojtur vendin e tij nga pushtimi rus.
/Insajderi.org