×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Talebanët e lidhin në një shtyllë dhe e rrahin barbarisht një person i dyshuar si hajdut

    Insajderi
    20 September 2021 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Talebanët iu janë rikthyer formave të vjetra të ndëshkimit të atyre që shkelin ligjin. Në rrjetet sociale është bërë virale një video, ku tregohet sesi dhunohet barbarisht me kamxhik, një person i dyshuar si hajdut.

    Sipas raportimeve, burri, akuzohet për vjedhjen e një celulari, ndërsa ngjarja ka ndodhur në fundjavë, pranë ministrisë së Arsimit në Kabul.

    Në pamje, ai shihet duke ulëritur nga dhimbjet e shkaktuara nga goditjet e kamxhikut, ndërsa është i lidhur pas një shtylle metalike. Kujtojmë që talebanët erdhën në pushtet nga fundi i korrikut.

    Një pjesë e qytetarëve atje, arritën të largoheshin nga vendi dhe u vendosën në vende të shumta Evropiane, përfshirë dhe Shqipërinë. Ndërsa të tjerë, janë të detyruar për të ndjekur rregullat strikte të talebanëve, nga të cilat, është dhe ndalimi i shkollimit për gratë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark