×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tallëse për qytetarët- Ikë nga mediat serioze të Kosovës, Kurti jep intervistë për emisionin e mëngjesit në Top Chanel

    Insajderi
    28 March 2023 - 14:42

    Kryeministri i Kosovës tash e një kohe nuk paraqitet në intervista në televizionet e Kosovës duke përjashtuar televzionin publik.

    I pari i vendit përzgjedh emisionet ku paraqitet duke shmangur kështu pyetjet e vështira që mund t’i vijnë nga bashkëfolësi.

    Edhe pse së fundmi në Kosovë ai nuk ka dhënë intervistë në mediat serioze, ka gjetur kohë që të realizoj një intervistë në mediumin e Shqipërisë Top Chanel.

    Kryeministri në Top Chanel ka thënë se derisa Serbia pretendon se Kosova është më pak se shtet, në fakt ajo është më shumë se shtet.

    Në një intervistë për televizionin Top Channel, ai ka shtuar se Kosova është në thelb të kombit shqiptar dhe çështjes shqiptare.

    “Edhe historikisht dhe aktualisht Kosova është çështje thelbësore e çështjes kombëtare. Nëse Serbia po pretendon se jemi më pak se shtet, ne në fakt jemi më shumë se shtet sepse jemi në thelb të kombit tonë dhe të çështjes shqiptare dhe për këtë duhet koordinim i vazhdueshëm ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës”.

    Ndryshe Qeveria Kurti që kur erdhi në pushtet është kritikuar për raportin me mediat.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark