×
  • Sport
  • Sport

    Tash e disa vite nuk po rehatohet nëpër klubet turke!! Mesut Ozil merr vendimin për të ardhmen e tij

    Insajderi
    03 February 2023 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mesut Ozil nuk do të jetë më një lojtar i Istanbul Bashkashehirit, me mesfushorin turko-gjerman që ndërpreu kontratën e tij.

    Gjithsesi lajmi që vjen nga Turqia është akoma dhe më i bujshëm.

    Siç raportohet, Mesut Ozil ka zgjedhur të varë këpucët në gozhdë dhe të tërhiqet përfundimisht nga futbolli në moshën 34-vjeçare.

    Njoftimi zyrtar nga vetë Ozil pritet të vijë në orët në vazhdim, me ish-kampionin e Botës që i jep lamtumirën futbollit të luajtur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark