×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Tash është kryekëput pare” – Faraoni G flet për muzikën, ka një porosi për kolegët e estradës

    Insajderi
    24 August 2022 - 20:13

    Ilir Demolli i njohur si Faraoni G në një intervistë të gjatë për Insajderin ka folur për muzikën në të kaluarën dhe tani.

    Faraoni G nuk ka kurrsyer kritikat për kolegët e tij, që kryesisht po merren me muzikë komerciale.

    “Tash ështe tjetër dinamik, tash është kryekëput pare – na kur kemi bë fillim muzikë ska pasë pare, nukështë kanë qëllim pare. Jo gjithqysh me fitu,  është kanë njëfarë vlerësimi. Tash është ndryshe, maten a ka pare, kush po fiton më shumë, fama pak ta hup udhën”, ka thënë ai për Insajderin.

    “Unë e di që përpara për një album kanë punaur 5-6 vjet po flas këtu jo për jashtë, studio ka shku u përgatit. Na tash kemi studio shumë fatmirësisht, u jepet mundësia krjetve por produkti nuk po na del i mirë”, u shpreh ai.

    “Po bëjnë këngë shumë, duet, 2 vetë, 3 vet, 5 është përzi krejt”.

    Ai ka folur edhe për projektin e tij të fundit “Deshu”, një këngë e cila i dedikohej femrave të estradës që sipas tij janë të mbushura me plastike e botoxe.

    Mes tjerash shprehet “Deshu sa nuk është vonë” – “Tute agën qitja flakën”…

    Intervista e plotë me Faraoni G, ku përveç kësaj flet edhe për klasën politike, për religjionin e për fenomenet e tjera që po ndodhin në shoqërinë tonë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark