×
Aktuale

Tash kërkohen fonde për ushtrinë – Por vetëm Kuvendi i Kosovës gjatë vitit të kaluar shpenzoi 8 milionë euro

Insajderi
02 March 2022 - 11:36
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar mbi 8 milionë euro gjatë vitit 2021. Rreth 6 milionë prej tyre ishin në kategorinë për paga, mëditje dhe shtesa.

Kështu njoftoi sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Financa.

Shqetësime për rritje të shpenzimeve në dreka dhe karburante ngriti deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i cili tha se në vitin 2020 ka pasur më pak shpenzime, njofton Klankosova.tv.

Mirëpo, sekretari Krasniqi u shpreh se dallimi ndërmjet viteve është vetëm 7 mijë euro, pavarësisht se në vitin 2021 ka pasur më shumë aktivitete.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark