×
  • Showbiz
  • Show

    Tatuzhet e Vipave shqiptar dhe kuptimi interesant i tyre

    Insajderi
    10 February 2023 - 12:54

    Thuajse gjithë VIP-at kanë tatuazhe, por çfarë domethënie të veçantë kanë në të vërtetë ato?

    Tatuazhe prekëse dhe plot dashuri, përmes tyre VIP-at shqiptarë fshehin sekrete dhe mbajnë dashuri e kujtime brenda tyre.

    Të shumtë janë personazhet e famshëm të cilët kanë tatuazhe por të paktë janë ata që mbajnë tatuazhe me një rëndesi të madhe dhe të veçantë.

    Duke filluar me Bora Zemanin e cila ka dy kristale bore te kyçi, që simbolizojnë emrin e saj dhe të të birit, Arborit.

    Këngëtarja Fifi ka bërë tatuazh në dorën e saj fjalën ‘Filogyl’. Ky tatuazh është për Donaldin dhe ka qenë vetë Fifi ajo që e zbuloi, pasi përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” ku etiketoi edhe aktorin, Donald Veshaj.

    Landi Hysi– Një top basketbolli me numrin e Michael Jordan, idhullit të Dr. Florit.

    4AECA4B40C84F1D4F17605920E8B945B

    Dua Lipa ka tatuazh për dy prindërit e saj “MUM + DAD”, që përkthyer në shqip është “Nënë + baba”, tatuazh ky të cilin e ka të realizuar në anën e pasme të bërrylit të saj të djathtë. 

    Morena Taraku – Mungesa e nënës se saj ndjehet në rreshtat e këngës lule por përveç këngëve, fotove, ajo ka gdhendur në trup portretin e nënës, në mënyrë që ta kujtoje atë pergjithmonë.

    87ec8bb79c7700c3b4667d7715c051df-600x900

    Taika Waititi – Burri i artistes shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka zbuluar se ka bërë tatuazh si dedikim ndaj gruas së tij. Regjisori 47 vjeçar, ka vendosur të tregojë përkushtimin e tij ndaj Ritës, duke bërë tatuazh shkronjën ‘R’ në dorën e tij.

    Besi Kallaku –  Një ndër tatuazhet me të vecanta është një valë zanore ku Xhensila i thotë “Të Dua”.

    bes_tatto

    Reperi Fero ka tatuazh në gushë emrin e tij me shkonja të mëdha.

    Flori Mumajesi – një shenjë volumi e mbyllur, ai ka thënë ” Nuk e kam bere rastesisht kete tatuazh ,perkushtimi nder vite ndaj muzikes me ka kushtuar 70% te humbjes se degjimit nga veshi i majte.

    1869651

    Barbana Dini, ky tatuazh ka një domethënie shumë të veçante për Barbanën, pasi me këtë “tattoo” ajo do ta kujtojë vëllain e saj të ndjerë përgjithmonë. “Për këtë kujtim,shumë domethënës për mua, që me art e ngjalli duke ma bërë pjesë të trupit vëllain tim ERGIN”- ka shkruar këngëtarja Barbana Dini.

    Loredana shkroi emrin e të bijës, Hana, në pjesën e prapme të parakrahut.

    Mozzik ka portretin e Hanës në pjesën e brendshme të parakrahut.

     Alfio ka një balonë ku shkruhet “Dad” (baba), dedikuar ardhjes në jetë të djalit të tij, Noah.

    Fatma bëri tatuazh shputat e vockla të Noahs në pjesën e prapme të kyçit të këmbës.

    Visjan Ukcenaj shkruan në krahë “I kërkova Zotit një mrekulli, Ai më dha djalin”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark