×
  • Sport
  • Sport

    Taulant Xhaka habit me një deklaratë për serbët

    Insajderi
    01 December 2022 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Taulant Xhaka rikthehet të flasë, jo për median shqiptare, por për atë zvicerane… Gjithsesi, deklarata e ish-mesfushorit të Kombëtares së Shqipërisë nuk kishte se si të mos sillej në vëmendje edhe nga “Kurir”.

    Në deklaratën e tij, 31-vjeçari foli se çfarë pret nga ndeshja e së premtes, mes Serbisë dhe Zvicrës, e fundit në Grupin G, e cila vlen një biletë për në 1/8-at e Kupës së Botës.

    Kujtimi dhe eliminimi në “Rusi 2018” i serbëve është ende i freskët (ishin sërish në të njëjtin grup, së bashku me Brazilin madje). Ndërsa Xhaka barazonte në 1-1 me një predhë nga jashtë zone, Xherdan Shaqiri në fund dhuronte avantazhin dhe fitoren 2-1, një festë e cila do të mbahet mend edhe për shqiponjën dykrenore me të cilën dy lojtarët shqiptarë të helvetëve festuan përballë syve të “armiqve”.

    “E vërteta… Nuk isha aspak i lumtur kur pashë se shorti i vuri sërish përballë, duke marrë parasysh të gjitha emocionet, por edhe ngjarjeve të së kaluarës së Xhakës me serbët. Gjithsesi, me Granitin nga dita e shortit e deri më sot kam folur shumë, po realisht shumë kohë, – thekson vëllai i madh i familjes Xhaka, i cili lidhur me kapitenin e Zvicrës vazhdon. –

    Këshilla ime ishte të harronte se çfarë kishte ndodhur në të kaluarën dhe të jetë i qetë edhe në këtë duel të radhës ndaj tyre. Nuk ka rëndësi nëse i shënon, nuk ka rëndësi nëse në fund fiton apo humbet. Ai duhet thjesht të qëndrojë i qetë dhe të bëjë lojën e tij. Fundja, po flasim gjithmonë për një ndeshje futbolli, jo për politikë dhe e tillë duhet të mbetet”.

    Në të njëjtën kohë, Taulant Xhaka nënvizon se pas festës me shqiponjë në Botërorin e vitit 2018, ai nuk ka pasur asnjë problem me lojtarët serbë, ndonëse ajo shqiponjë së bashku me Shaqirin ishte një provokim i pastër: “Unë e di mirë se Graniti nuk ka asnjë problem me futbollistët serbë, madje ka shumë shokë e miq të mirë me të cilët ka ndarë fushën në vitet e kaluara dhe kanë vazhduar ta mbrojnë shoqërinë e tyre.

    Por pyetja që lind në pritje të sfidës së të premtes është: ‘Çfarë urdhri do të marrin lojtarët nga instancat e larta, edhe ato jashtë futbollit, për të shfaqur në fushën e lojës. Mund ta imagjinoj që tani se si media e Beogradit do ta fryjë atmosferën e kësaj sfide. Jam shumë i sigurt se ato do të provokojnë Granitin dhe Xherdanin. Prandaj të dyve u them që të përgatiten dhe të ruajnë përqendrimin, pasi kanë një objektiv të rëndësishëm për të arritur”, mbyll reagimin e tij Taulant Xhaka.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark