×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Taulant Xhaka i reagon Zana Avdiut: Marre, s’paske aspak gjak shqiptari

    Insajderi
    06 December 2022 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vëllai i Granit Xhakës, Taulant Xhaka ka reaguar ndaj analistes Zana Avdiu, pasi ajo e quajti të turpshëm veprimin e Xhakës në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë. Përmes një postimi në Instagram, Taulanti ka reaguar ashpër ndaj Avdiut, duke ia sqaruar ngjarjen në tre pika të shkurta.

    Në postimin e Taulantit, ai pretendon se Zana është e paguar nga dikush, ndërsa Granitin e ka quajtur si shembull për të gjithë shqiptarët.

    “Ti Zana Avdiu a qysh e pate emrin! Ti pika e parë nuk ke lidhje as me futboll! Pika e dytë ti nuk ke lidhje çka ndodh në një fushë futbollit e çfarë emocione ka aty brenda! Pika e tretë ti nuk e njeh aspak familjen Xhaka edhe historinë e babait tim dhe familjes Xhaka. Unë nuk di kush të ka paguar me dal aty e me thonë kësi sene banale. Edhe prapë del në intervista e fol për kërcënime! Granit është shembull për krejt shqiptarët në aspektin pozitiv dhe ti e quan rrugaç? Marre se nuk paske aspak gjak shqiptari ti”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark