×
  • Showbiz
  • Show

    Tayna e zhduku nga kënga e tyre, reagon Dafina

    Insajderi
    24 June 2022 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy këngëtaret e njohura, Tayna dhe Dafina i kanë dhënë fund miqësisë. Pas hitit “Bye bye” i shihnim shpesh bashkë, por sot ato nuk flasin më për arsye që ende nuk dihen.

    Pavarësisht prishjes së miqësisë, kënga e tyre bashkëpunim vazhdon të luhet në koncerte dhe në të fundit Tayna, e ka zhdukur Dafinën nga teksti.

    Në tekst është një pjesë ku Tayna thotë: “Bashk na kur vina, kërkush mo veç Tayna e Dafina”. Mirëpo në koncertin e fundit, reperja ia ka ndryshuar tekstin duke hequr emrin e Dafinës.“Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”, dëgjohet reperja, emri i vërtetë i të cilës është Doruntina.

    Si reagoi Dafina? Ajo postoi një video në Instastory ku shfaqej në shoqërinë e Kidës, me të cilën është bërë shumë shoqe dhe shkroi: “Me qikën tem”.

    Më pas Dafina publikoi disa foto ku tregonte se Kida i ka dhuruar një pale syze, por më pas është penduar.

    Dafina dhe Kida sollën pak kohë më parë këngën “Luje belin”, por nuk morën të njëjtën përshtypje nga publiku si “Bye bye”. Sipas komentuesve prisnin më shumë nga dyshja. Por pavarësisht kritikave kënga ka arritur 6 milion shikime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark