×
  • Showbiz
  • Show

    TCH ka gënjyer! “Më bënë presion të madh”, pas Fatmir Laçejt, reagon edhe ish-kryetari i Dhomës së Noterëve

    Insajderi
    26 January 2023 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas nënkryetarit të Dhomës së Noterëve në Tiranë Fatmir Laçej, sot ka reaguar edh kolegu i tij Artan Treska për intervistën që dhanë për këngëtarin Luiz Ejlli.

    Ish-kryetari i Dhomës së Noterëve, ashtu si kolegu thotë se Top Channel preu intervistën dhe e nxori jashtë kontekstit.

    “Lidhur me intervistën që kam bërë për Luizin kam parë që është keqinterpretuar dhe ka dalë jashtë kontekstit. Për këtë arsye jam i detyruar të bëj një sqarim dhe në qoftë se i kam prekur u kërkoj ndjesë familjarëve dhe fansave të Luizit.

    Intervista ka dalë jashtë kontekstit. Unë kam thënë që Luizi ka kërkuar ndihmë si çdo noter tjetër që do të ishte në vështirësi financiare.

    Unë po shoh që ka keqinterpretime sepse janë prerë shumë pjesë të intervistës. Unë nuk kam dashur te jap intervistë për këto gjëra, por presioni për të marrë atë intervistë ka qenë shumë i madh.”, u shpreh Treska.

    Pas Fatmir Laçejt, nënkryetarit të Dhomës së Noterëve Tiranë që shpjegoi se intervista e tij në “Top Channel” për Luiz Ejllin kishte dalë jashtë kontekstit, të njëjtën gjë ka bërë edhe Artan Treska.

    Ky i fundit, ish-kryetar i Dhomës së Noterëve, “akuzon” gjithashtu “Top Channel” për prerjen e intervistës dhe nxjerrjen e saj jashtë kontekstit.

    “Intervista për Luizin është prerë dhe keqinterpretuar. Presioni për ta marrë atë intervistë ka qenë shumë i madh”- shprehet ndër të tjera Treska në këtë video sqaruese për çdo qytetar, duke nxjerrë edhe njëherë bllof televizionin.

    Ende nuk dihen arsyet pse produksioni po tenton të zhysë imazhin e Luiz Ejllit prej të cilit po përfiton rekord shikueshmërie, në vend që ta shqyrtojë me vëmendje situatën dhe të përpiqet ta ndihmojë nëse vërtetë ekzistojnë probleme!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark