×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Të arriturat e Kosovës përgjatë 13 viteve janë thjeshtë mrekulli”, Kurtit e Osmanit nuk do t’iu pëlqej ky vlerësim i Hovenier

    Insajderi
    21 January 2022 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Të arriturat e Kosovës përgjatë 13 viteve janë thjeshtë mrekulli”, kështu nisi fjalimi i ambasadori i ri amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

    Njësoj si Havenier edhe diplomatë të tjerë nga jashtë kanë parë punë të mira që janë kryer në Kosovë, e të vetmit që nuk shohin asnjë punë të kryer mirë në Kosova janë dy figurat kryesore që tashmë udhëheqin këtë vend.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti çdoherë që dështon në menaxhimin e krizave në vend fajin e hedhë në mos punën e qeverive në 20 vitet e fundit.

    “Atë që nuk e keni bërë mirë ju për 20 vite nuk mundem me ja u ba për 10 muaj”, ishin fjalët e Kurtit dje në seancën e Kuvendit ku diskutohej për krizën energjetike që ka kapluar vendin.

    Mendime të ngjashme sikurse të Kurtit shpesh ka pasur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark