×
  • Lajme
  • Lajme

    Të dhënat zyrtare – Rritja e çmimeve dhe inflacioni gjatë muajit gusht ishte 0.2%

    Insajderi
    09 September 2022 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Çmimet kanë vazhduar të rriten edhe gjatë muajit gusht. Sipas Agjencisë së Statistikave kjo është vërejtur sidomos për lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet dhe te produktet si  qumësht, djathë, vezë, mish, bukë, drithëra dhe mallra e shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake

    Agjencia e Statistikave të Kosovës, njoftuar për  “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” për muajin gusht. Nga kjo del se inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.2%, shkruan Insajderi.

    Kjo ka ndikuar sipas ASK-së në ngritjen e çmimeve të konsumit lëndëve djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (6.3%); qumësht, djathë dhe vezë (3.6%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.3%); mish (1.7%); bukë dhe drithëra (0.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.6 për qind në IHÇK.

    Ndërsa, sipas ASK-së rënie e çmimeve vërehet te karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-6.1%), me një ndikim prej (-0.4 për qind) në IHÇK-it.

    Duke bërë krahasimin me muajin gusht të vitit të kaluar, del se norma vjetore e inflacionit e matur në muajin gusht 2022, ishte 13.0%.

    Kjo rritje kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te:

    vajra dhe yndyra ushqimore (52.1%);

    lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (48.6%);

    bukë dhe drithëra (32.4%);

    karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (32.0%);

    qumësht, djathë dhe vezë (26.2%); gaz (26.1%); mish (22.5%);

    sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira (19.7%);

    shërbime për transport (17.9%);

    kafe, çaj dhe kakao (17.6%);

    prodhime të ndryshme ushqimore, salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (15.7%);

    shërbime hoteliere (14.9%);

    mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (14.3%);

    mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (12.2%);

    vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (11.3%);

    kujdes personal (8.9%);

    pushime të organizuara (7.9%);

    ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (7.3%);

    gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (6.8%);

    pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (6.2%);

    gjëra personale (5.9%);

    pajisje shtëpiake (5.4%);

    blerje e automjeteve (5.3%); duhan (5.3%); pije alkoolike (5.2%);

    produkte farmaceutike (4.6%);

    qelqurina, takëme dhe mjetet e kuzhinës (4.2%);

    mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (3.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 13.3 për qind në IHÇK.

    Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te pemë (-8.2%); perime (-1.2%); veshje (-0.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 për qind).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark