×
  • Showbiz
  • Show

    “Të dua më shumë se Luizin”, Eros Grezda i bën urimin “epik” bashkëshortes për ditëlindje

    Insajderi
    23 January 2023 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Partnerja e futbollistit Eros Grezda, Ajsel Abazi feston sot ditën e saj të lindjes.

    Në këtë ditë të veçantë për Ajselin nuk kishte si të mungonte një urim special nga bashkëshorti i saj.

    Në një postim në InstaStory, bukuroshja ndau për ndjekësit e saj urimin që i kishte bërë Erosi, i cili ishte sa i ëmbël aq edhe epik.

    “Edhe 100 zemër të dua më shumë se Luizin’’, shkruhej në letër, ku krahas postimit Ajsela shprehej e surprizuar: “Kur bashkëshorti yt është më shumë romantik sesa e kishe imagjinuar”.

    Kujtojmë se dyshja e kanë çuar në një tjetër nivel lidhjen e tyre këtë fillimviti. Marrëdhënia është konsoliduar dhe pas takimit me familjarët, tashmë çifti i ri vendosën dhe të kurorëzonin dashurinë e tyre.

    Këtë gjë ata e bënë të ditur përmes një fotografie të publikuar në Instagram me rastin e Vitit të Ri , ku iu drejtuan ndjekësve të tyre këtë festë si ‘Zoti dhe Zonja Grezda’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark