
Futbollistët që u transferuan tek skuadrat rivale kanë shkaktuar zemërimin e ish-tifozëve të tyre. E përditshmja spanjolle Marca ka bërë përzgjedhjen e pesë rasteve kur futbollistët janë ‘dënuar’ për veprimin e tyre nga tifozët e tyre, raporton Insajderi.
Vermeer ishte i fundit që ka marrë dënimin nga ish-tifozët e tij. Kjo kukull e varur shfaq zemërimin e tifozëve të Ajaxit për transferimin e tij tek rivalët e përbetuar të tyre, Feynoordi.
Po ashtu në një kukull e varën tifozët e Olympique Marseilles, ish-kapitenin e tyre, Mathieu Valbuenan. Ai kishte luajtur shumë vite në Marsielle para se të shkonte në Rusi tek Dynamo e Moskës për tu rikthyer të rivalët më të mëdhenj të marsejezve, Lyon.
Absolutisht horror ka ndier Steven Defour kur ka parë banderolën e tifozëve të Standard Lieges, që ishte skuadra e tij para se të kalonte tek klubi i madh belg, Anderlechti. Shumë qartë në banderolë shkruhej, “I kuq ose i vdekur”, raporton Marca.
Fanella të djegura, me mbishkrimin e tij dhe banderola që përmbante këto fjalë: ”Ndjekja e parave tregon se çarë zemre të madhe ke. Shkofsh në djallë”. Gotze u transferua nga klubi ku u rrit dhe u bë i famshëm, Dortmundi për tek rivalët e tyre Bayern Munich.
Gjithashtu i varur u shfaq edhe Maxmiliano Pereira, pranë stadiumit të Benficas “Estadio Da Luz”, pasi nënshkroi me skuadrën rivale Porton. Pereira ishte kapiten i Benficas dhe idhull i tifozëve në “Da Luz”