×
Show

Të jetosh me luanët

Insajderi
04 March 2016 - 13:31
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kevin Richardson dhe luanët e tij janë bërë protagonistë të një reklame të Mercedes-Benz të xhiruar në Pretoria të Afrikës së Jugut, por fotot e realizuara nga Adrian Steirn kanë një mesazh serioz përveç reklamës së makinës: shpëtimin e kafshëve afrikane.

Një nga fotot tregon ekspertin e kafshëve të egra Kevin Richardson duke “luftuar” me dy luanë të rritur, ndërsa në të tjerat shihen luanët që hipin sipër Mercedesit.

Richardson ka krijuar një shtëpi në natyrë për luanët dhe aktualisht mban 30 të tillë, me të cilët ka krijuar një lidhje shumë të ngushtë. Ai i ka nënshtruar me dashuri, mirëkuptim dhe besim.

Kevin Richardson ka bërë shumë dokumentarë ku tregon me detaje marrëdhënien e tij me luanët.

Fotografi Adrian Steirn tha: “Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme kur ndjeje luanin që rëndonte mbi makinë dhe shihje shenjat që linte në të”

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark