×
Insajderi / Insajderi

“Të motivuar për të dalur të pafajshëm” – Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi vizitojnë ish-krerët e UÇK’së

Insajderi
21 October 2022 - 12:09
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Trajneri Driton Kuka se bashkë me xhudisten Majlinda Kelmendi kanë vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Kuka ka thënë se të gjithë ishin të fortë, të qëndrueshëm, pozitiv dhe të motivuar për të dalur të pafajshëm, shkruan Insajderi.

Tutje Kukaj, ka shkruar se ai dhe Majlinda besojnë fuqishëm në pafajësinë e tyre.

“Të fortë, të qëndrueshëm, pozitiv dhe të motivuar për të dalur të pafajshëm, fillimisht ata, e më pas UÇK-ja dhe Republika e Kosovës, nga ky proces i padrejtë gjyqësor. Unë dhe Majlinda, njëjtë si qytetarët e Kosovës, besojmë fuqishëm në pafajësinë e tyre”, ka shkruar Kuka.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark