×
  • Sport
  • Sport

    Të pafat kampionët e Kosovës, Ballkani mposhtet me rezultat minimal nga Plzen

    Insajderi
    21 September 2023 - 22:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ballkani e ka filluar edicionin e dytë të Ligës së Konferencës si mysafir i Viktoria Plzen nga të cilët pësuan me rezultat 1-0.

    Pjesa e parë u përshkrua me duele të forta dhe një Ballkan që nuk lëshon asnjë centimetër.

    Vendasit kishin më shumë nga loja me top, ndërsa Ballkani ishte më i mirë ën kundërsulme, ku ka mundur lehtë edhe të shënonte.

    Në dy kundërsulme Nazmi Gripshi dhe Albin Berisha u vonuan që të godisnin portën.

    Vendasit kishin një gjuajtje nga distanca, por Enea Koliqi ishte në vend.

    Edhe fillimi i pjesës së dytë i takoi çekëve që kërkonin golin e epërsisë, ndërsa lojtarët e Ballkanit mbroheshin në mënyrën më të mirë.

    Goli i epërsisë për Plzen erdhi në minutën e 73-të, kur Lukas Kalvach goditi nga distanca, ku gjuajtja e tij u devijua nga Lumbardh Dellova, për të shkuar në shtyllë pastaj në portë.

    Ballkani filloi të luajë pasi pranoi gol, duke krijuar dy raste shumë të mira.

    Fillimisht në minutën e 83-të kur Nazmi Gripshi gjuajti bukur, por topi shkoi pak mbi portë.

    Pas tre minutash mundësi të mirë krijoi edhe Qëndrim Zyba, por edhe gjuajtja e këtij të fundit shkoi jashtë.

    Deri në fund Ballkani nuk ia arriti të barazojë dhe u desh të pajtohej me humbjen.

    Viktoria Plzen dhe Dinamo Zagreb kanë nga tri pikë pas xhiros së parë, ndërsa Ballkani dhe Astana janë pa pikë.  /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark