Në secilin variant duken fenomenale
Këpucët më femërore në botë – këpucët me thembër të hapur – përfundimisht janë hit për këtë pranverë!
Parashikohet që ky model të jetë më i shituri, andaj që tani ka vërshuar dyqanet e këpucëve, por mund t’i gjeni edhe në ngjyrat më të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Në qoftë se jeni të ftuara në ndonjë solemnitet dhe ju nevojiten këpucët me taka, apo keni për të shkuar në punë apo për një shëtitje në natyrë për t’u relaksuar në këpucë të rrafshëta, këpucët me thembër të hapur përfundimisht janë më se të qëlluara!
Adhuruesja më e madhe e këtij modeli të këpucëve me siguri është Megan Markle, e cila ka këpucë të tilla në ngjyra të ndryshme, si me taka ashtu edhe të rrafshëta dhe më së shpeshti i bart pikërisht ato.
Cili është modeli më i adhuruar i këpucëve për ju?
Ndani me ne nëpërmjet komenteve!