×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Të shtëna me armë në një hotel, një i vdekur, disa të plagosur

    Insajderi
    06 October 2022 - 21:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë në hotelin Hampton Inn në Dearborn, Michigan.

    Autori ende nuk është arrestuar, ndërsa gjysmë ore pasi ka hapur zjarr për herë të parë ka vazhduar të qëllojë.

    Të shtënat kanë nisur nga një dhomë në katin e tretë të hotelit.

    Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për të kontrolluar situatën.

    Në një postim në Twitter, policia lokale thotë se ka një “skenë aktive të të shtënave” dhe thekson se është një “situatë e rrezikshme”.

    Në zonë kanë mbërritur autoambulancat dhe makinat e patrullës, ndërsa banorëve u është dhënë urdhër evakuimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark