×
  • Lajme
  • Insajderi

    Të shtëna me armë në një lokal në Ferizaj, policia jep detaje

    Insajderi
    16 October 2022 - 16:34

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një 26-vjeçar për shkrepje me armë në një lokal në Ferizaj.

    Në lidhje me këtë policia njofton se i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin e dyshuar dhe si provë materiale ka  konfiskuar një armë të zjarrit, dy fishek, ndërsa në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një gëzhojë nga shkrepja.

    “I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, njoftoj policia.

    Ndërsa rasti është cilësuar “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark