×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Të vranë, Allahu i vraftë”, reagon ashpër shoku i Strellës

    Insajderi
    28 May 2022 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në mesnatën e së shtunës në Ferizaj 30-vjeçari Gazmend Hyseni i njohur me nofkën “Strella” mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se dorasi që vrau Strellën është vëllai i reperit Buta, Qëndrim Januzi i njohur me nofkën ‘RIFA’.

    Sipas Policisë, Qëndrim Januzi ka shtënë me gjashtë plumba në drejtim të Gazmend Hysenit, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

    Tutje, thuhet se Januzi kur është urdhëruar nga policia që të ndalojë, ka tentuar të ik por njëri nga zyrtar policor për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt e plagos Januzin.

    Pas vdekjes së 30-vjeçarit të shumta kanë qenë reagimet nga shokët dhe familjarët e të ndjerit.

    Njëri nga miqtë e “Strellës” në Facebook ka shkruar ‘Të vranë, allahu i vraftë”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark