×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Tea time në konakun e Albin Kurtit”, konsulenti i GEN Beograd njihej me Kurtin që nga 2015’ta

    Insajderi
    01 February 2023 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe konsulenti i GEN Beograd, Martin Berishaj njiheshin mes vete që nga viti 2015. Shoqëria duket të ketë qenë arsyeja pse Kurti edhe pas skandalit me shpëlarje parash e kishte quajtur këtë te fundit “I nderuari ambasador”. Poashtu ai nuk është shkarkuar, dhe as nuk ka nisur një hetim zyrtar kundër tij.

    Kryediplomati kosovar në Zagreb, Martin Berishaj kishte postuar një foto së bashku me Kurtin në vitin 2015. Shumë afër njëri – tjetrit, e krah për krah, kishte pozuar dyshja.

    Bazuar në mbishkrimin e fotografisë, Berishaj kishte shkuar në konakun e Kurtit.

    “Koha për çaj, në konak të Albin Kurtit në prag të festave të fundvitit” – kishte shkruar Martin Berishaj sipër fotografisë.

    Berishaj në prill të vitit të kaluar, sipas mediave në Lubjanë dyshohet se ishte përfshirë në një skandal për shpëlarje parash në Slloveni.

    Mbështetur në raportimet e asaj kohe, Berishaj dyshohet se i kishte bartur rreth 600 mijë euro para kesh nga kompania e tij MB Consulting te politikani slloven, Robert Golob, tash kryeministër i vendit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Këto para Berishaj dyshohet t’i ketë marrë nga kompania GEN, me degë në Serbi.

    Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë komplet transaksionet bankare të firmës së dyshimtë të Martin Berishajt, dhe ka zbuluar se saktësisht 1 milion e 470 mijë e 707 euro janë transferuar në llogarinë e MB Consulting nga kompania energjetike GEN.

    Kompania e Berishajt paratë e para nga GEN-i, dega në Serbi i ka marrë më 10 shkurt 2015, shumë kjo prej 66 mijë e 528 euro.

    Kjo shifër i bashkohet asaj prej 395 mijë e 805 eurove të marrë nga biznesi i Berishajt vetëm përgjatë vitit 2015, zbulon Gazeta Insajderi.

    Më 2016 të hyrat e Berishajt nga GEN duket se kanë rënë pak, gjatë atij viti ai ka arkëtuar 262 mijë e 302 euro, sipas dokumenteve që posedon Gazeta Insajderi.

    Një vit më vonë, më 2017 nuk ekziston asnjë transaksion i bërë nga GEN drejt llogarisë së MB Consulting, gjersa më 2018, 2019 dhe 2020, të hyrat kanë qenë më të ulëta ndër vite, përkatësisht 55 mijë e 440 euro, 67 mijë e 879 euro dhe 95 mijë e 947 euro.

    Të hyrat e Berishajt arrin kulmin në vitin 2021. GEN gjatë atij viti ka transferuar saktësisht 473 mijë e 889 euro, zbulon Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark