Tea dhe Andi janë dy prej protagonistëve të ‘Përputhen’ më të preferuar dhe më të komentuar nga publiku.
Madje, dyshja janë në rrugë të duhur për të dalë të përputhur nga emisioni, ngase kanë deklaruar se tashmë do të dalin në takim vetëm me njëri-tjetrin.
Por, ditët e fundit është vërejtur mungesa e Andit në emision, i cili fillimisht kishte deklaruar se ka probleme me shëndetin.
Më pastaj, arsye të tjera e kishin shtyrë atë që të refuzojë të rikthehet në emision, por që ende nuk është deklaruar për këtë gjë.
Lidhur me këtë çështje, ndjekësit e kanë pyetur Tean se a do të rikthehet Andi dhe në qoftëse jo, a do të largohet ajo nga emisioni.
“Sigurisht që po”, ishte përgjigja e prerë e Teas.