×
  • Lajme
  • Insajderi

    Telashet me patentë shofer në Austri, shoferi kosovar: Problemet e Qeverisë po i paguajmë ne

    Insajderi
    01 July 2022 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fidan Ajvazi është shoferi i ‘Edion Group’, kompanisë transportues nga Kosova për në Gjermani, i cili ka mbetur i bllokuar tash e gati nëntë orë në Villach, të Austrisë. Kjo për shkak të mosnjohjes së patentë shoferit kosovar nga autoritet austriake.

    Një një prononcim për Gazetën Insajderi, Ajvazi ka treguar se nuk i lejohet tërheqja e mallit edhe pse e kishte paguar gjobën prej 300 eurove që i ishte vënë nga autoritet atje.

    Ai shtoi se malli mund të tërhiqet vetëm nga një shoferë që posedon patentë shofer të një nga shtetet e Bashkimit Evropianë.

    Kështu, shoferi kosovar kishte lajmëruar ambasadën e Kosovës në Austri, me shpresën se do të mund t’i bënte zgjidhje, por që e njëjta ishite e paqasshme.

    Kësisoj, Ajvazi është detyruar të lajmërojë një mikë të tij në Gjermani, që t’i dal në ndihmë për zhbllokimin e mallit.

    “Prej orë 03:00 të mëngjesit kam mbetë i bllokuar në Villaxh të Austrisë, për shkak të mosnjohjes së patentë shoferit të Kosovë. Kam paguar edhe gjobën prej 300 eurove, dhe përsëri nuk më është lejuar tërheqja e kamionit. Kjo gjë na ndodhë gjithmonë, tash më duhet ta pres deri në ora 07:00 një mik timin nga Gjermania për të tërhequr mallin”, tha Ajvazi për Insajderin.

    Përmes një video të dërguar në adresën e Gazetës Insajderi, Ajvazi thotë se problemet e qeverisë dhe ministrisë po i paguajnë bizneset.

    Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që përballet me këso situate, kjo tashmë është bërë e përditshme.

    Gazeta Insajderin ka kontaktuar edhe me kompanin në Kosovës, të cilët thanë se kishin lajmëruar edhe Ministrinë e Punëve të Brendshëme, për të kërkuar ndihmë për zhbllokimin e mallit, por që të njëjtit nuk ishin lajmëruar fare.

    Kjo nuk është hera e parë që shoferët por edhe mërgimtarët nga Kosova po përballen me problemin e mosnjohjes së patentë shoferit në Austri.

    Ndonëse, qeveria ende nuk ka ndërrmarrë ndonjë vendim konktret për të lehtësuar problemin me mosnjohjen e patentë shoferit kosovar nga shteti austriak./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark