×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Telekomi i Kosovës përzgjedh vetëm “vajzat e reja” për të punuar në Aeroport

    Insajderi
    07 December 2022 - 23:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jo e rastësishme duket të jetë përzgjedhja e Blinerës për të punuar në pikën shitëse të Aeroportit të Prishtinës.

    Kjo pasi nëse bazohemi në disa komunikime të brendshme të këtij institucioni, kriteri kryesor për të punuar në këtë pikë, është të jesh grua e re apo thënë në gjuhën e telekomit “të jesh e gjinisë femërorë dhe e re.”

    Pavarësisht që këto kritere janë të shkruara në disa emaile që mbajnë datën 30 mars 2018, sipas Blineres, ende janë aktive.

    Dhe kjo e bën atë të ndihet keq, pasi siç shprehet ajo, u punësua si njëri e jo si objekt.

    Blinera është e bija e ish-deputetit të PDK-së Gani Koci dhe kjo, sipas saj, mund ta ketë bërë target të padrejtësive, që për bazë kanë inatet politike.

    E pavarësisht faktit që Telekomi është ndërmarrje publike, punëtorët e tij tash e 6 vjet nuk kanë sigurim shëndetësor. Koci thotë se probleme kanë edhe më të mëdha, duke nisur nga mungesa e letrave të printerit e shumë çështje të tjera.

    E të gjitha këto, sipas Blinerës, erdhën nga ndikimet politike dhe persona specifikë brenda institucionit./KlanKosova/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark