Telenovela Ramos është drejt fundit. Në javët e fundit ka patur shumë zëra për të ardhmen e kapitenit të Real Madrid, por të gjitha pikëpyetjet priten të marrin një përgjigje ditën e enjte. Mësohet se Sergio do të jetë i ftuar në dy evente më 11 mars dhe në njërën prej tyre do të deklarojë vendimin e tij për të ardhmen, pra do të largohet apo do të rinovojë.
34-vjeçari pritet të prezantojë ditën e enjte një dokumentar mbi karrierën dhe jetën e tij të titullar “Legjenda Sergio Ramos”, i cili do të transmetohet në Amazon Prime Video. Eventi pritet të zhvillohet në orën 17:00, por vendimin qendërmbrojtësi pritet ta deklarojë në daljen e tij të dyë.
Në të njëjtën ditë spanjolli është i ftuar në orën 19:00 në një intervistë me Ibai Llanos për kanalin e këtij të fundit në “Twitter”. Ramos do të bëhet lojtari i tretë në këtë emision pas Pique e Agueros dhe pikërisht në këtë intervistë pritet të zbulohet dhe vendimi përfundimtar i tij. Nuk na mbetet asgjë tjetër përveçse të presim ditën e enjte.