Trajneri holandez, Erik ten Hag sapo ka mbajtur konferencën e parë si trajner i Manchester United, shkruan Insajderi.
Në këtë konferencë të tij të parë ai foli për planet që ka dhe se çfarë kanë planifikuar me bordin e klubit.
Nuk mund të mungonte pyetja për legjendën e klubit, Cristiano Ronaldo nga gazetarët e pranishëm, të cilët e pyetën se a është pjesë e projektit të tij.
“Sigurisht. Cristiano mund të sjellë gola, por fillimisht do të flasë me Ronaldon e pastaj me ju”, ishte përgjigja e trajnerit holandez.
Ronaldo këtë sezon shënoi 18 gola në Premier Ligë, 5 gola në Ligën e Kampionëve dhe ishte vendimtar në shumë ndeshje përkundër moshës së tij, 37.
Ylli portugez ka kontratë edhe për një sezon me Manchester Untied.
Ten Hag javë më parë nënshkroi kontratën e tij me Manchester United, duke u larguar nga gjiganti holandez Ajax.
Ai edhe këtë sezon e fitoi titullin e kampionit me skuadrën holandeze. /Insajderi/