Konferenca e parë për shtyp e Erik ten Hag, trajnerit të ri të Manchester United. Holandezi foli për tema të ndryshme, nga tregu i transferimeve e deri tek ambiciet e skuadrës pas një sezoni zhgënjyes: “Jam i lumtur që jam këtu, të gjithë më kanë pritur ngrohtë. Mezi pres të filloj, kjo është shtëpia ime dhe dua të fitoj”.
Mentaliteti? “Ke nevojë për besim dhe duhet ta ndërtosh, duke e rrethuar veten me njerëzit e duhur. Ne kemi një plan dhe duhet ta ndjekim.”
Tregu i transferimeve? “Unë jam ende duke analizuar situatën. Mezi pres të punoj me këta lojtarë. Një vit më parë ata përfunduan në vendin e dytë në Premier League, kanë një potencial të madh.”
Fitimi i kampionatit? “Nuk e mendoj tani. Duhet të fillojmë një projekt dhe duhet kohë. Duam të fitojmë të gjitha ndeshjet, pastaj do të shohim. Premier League është një kampionat fantastik, unë tashmë jam takuar me trajnerët dhe ekipet e Premier dhe e di si ta përballojmë turneun. Ai është më i miri në botë, mezi pres të provoj veten.”
E ardhmja e CR7: “Sigurisht, ai do të jetë me ne, ai është pjesë e projektit. Mezi pres të punoj me të. Çfarë pres? Golat”.
Maguire ende kapiten? “Sezoni i ardhshëm do të jetë i ndryshëm nga i kaluari. Ai bëri një punë të shkëlqyer, ai është një lojtar i madh.”