×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tenderi 147 mijë euro – Komuna e Vushtrrisë ia jep kompanisë që nuk kishte licencë operimi

    Insajderi
    24 August 2023 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Vushtrrisë kishte nënshkruar kontratë prej 147 mijë euro për ‘ndërtimin e rrugëve lokale në tetë fshatra’, me një kompani e cila nuk i kishte plotësuar kriteret, shkruan Insajderi.

    Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Komuna e Vushtrrisë në tenderin për “ndërtimin e rrugëve lokale në tetë fshatra” në vlerë prej 147.859 mijë euro, kishte nënshkruar kontratë me 24 tetor të vitit 2022, ku kishte zgjedhur operatorin ekonomik (OE) që nuk kishte licencë operimi pas datës 11 tetor 2022, kështu edhe duke mos pasur marrëveshje valide për periudhën e implementimit të projektit.

    “OE fitues, për tenderin e sipërpërmendur, nuk ka plotësuar kriteret e dosjes së tenderit, pasi që ka bashkangjitur marrëveshjen me një gurëthyes, e cila kishte afatin e skadimit deri më datën 11.10.2022, po ashtu, ky gurëthyes kishte licencë operimi vetëm deri më datën 11.10.2022. Më tutje, raporti final për këto punë është nënshkruar më 24.10.2022 në vlerë 147.859 euro, dhe afati i kryerjes së punëve është 50 ditë. Rrjedhimisht OE fituese nuk ka pasur marrëveshje valide për periudhën e implementimit të projektit”, thuhet në Raportin e Auditimit.

    Tutje në raportin e Auditmit thuhet se përzgjedhja e kësaj kompanie ka ndodhur si rezultat i kontrolleve të brendshme jo efikase.

    Përzgjedhja e OE fitues që nuk përmbush kriteret e përcaktuara me njoftim për kontratë dhe dosje të tenderit, rezulton me shpërblimin e OE dhe në kundërshtim me kërkesat ligjore. Kjo mund të rrezikojë implementimin dhe mos arritjen e objektivave të parapara në projekt”.

    Lidhur me këtë gjetje të ZKA-së, Komuna e Vushtrrisë është pajtuar me të gjitha rekomandimet./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark