×
  • Lajme
  • Lajme

    Tenderi 8 mijë eurosh për furnizim me gota të plastikës

    Insajderi
    15 February 2017 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Akademia e Kosovës për Siguri Publike, do të shpenzojë gjithsej 8 mijë e 160 euro për blerjen e gotave të plastikës.

    Furnizimin me gota do ta bëj kompania “Pashtriku”, e cila është fituese e tenderit të shpallur nga AKSP, kontratë e cila do të pritet të nënshkruhet me datën 21 të këtij muaji.

    Furnizimin me gota të plastikës kompania do ta bëj deri në fund të këtij viti, ndërsa sasia e paraparë për numrin e gotave nuk është bërë e ditur.

    Insajderi ka dërguar pyetje në Akademinë e Kosovës për Sigurinë Publike për të kërkuar detaje rreth këtij tenderi.

    AKSP ofron trajnime dhe arsim të lartë për të gjitha institucionet e sigurisë publike si për   Policinë e Kosovës , Shërbimin Korrektues të Kosovës ,Shërbimin Sprovues të Kosovës , Doganën e Kosovës , Agjencinë e Menaxhimit Emergjent dhe Inspektoratin Policor të Kosovës.

    Brenda vitit në AKSP trajnohen nga 12.000 deri në 13.000 mijë zyrtarë të sigurisë publike në trajnime bazë, të avancuara dhe të specializuara. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark