Tenderi për uniforma të policisë- Penalizohet kompania e turkut që falsifikoi dokumente - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Tenderi për uniforma të policisë- Penalizohet kompania e turkut që falsifikoi dokumente

    Insajderi
    17 April 2025 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një kompani turke e cila kishte aplikuar për tenderin e uniformave për Policët e Kosovës është zënë duke mashtruar me dokumentacion. Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka futur në listë të zezë kompanisë “Info Global BV” e cila figuron të jetë në pronësi të turkut, Hakan Dogruguven. Gjykata e tendereve penalizoi vetëm kompaninë “Info Global” për ndërnyje në mostra, por jo edhe dy kompanitë tjera që kërkoi Policia e Kosovës në cilësinë e Autoritetit Kontraktues.

    Mira Avdimetaj

    Grupi i Operatorëve ekonomikë “Poligoni i Shenjëtarisë Katana, Sen El Konfeksiyon Tekstil Taahut San, dhe Info Global BV”, kishin aplikuar së bashku për aktivitetin e prokurimit për “Furnizim me uniforma policore”, të iniciuar nga Policia e Kosovës në vitin 2024.

    Policia e Kosovës në cilësinë e autoriteti kontraktues kishte kërkuar përjashtimin e tri kompanive pjesëmarrëse në aktivitet pas dyshimeve për falsifikim të një dokumenti të rëndësishëm. Por vetëm njëra kompani “Info Global BV” është ndëshkuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), duke u futur në listën e zezë për një vit. Dy të tjerat, edhe pse ishin pjesë e të njëjtit grup ofertues dhe bashkëgarues në tender, janë liruar nga përgjegjësia.

    Kompania turke “Info Global BV” tentoi të mashtronte Policinë e Kosovës

    Sipas vendimit të lëshuar nga OSHP, sqarohet se si Policia e Kosovës kishte ngritur dyshime për vërtetësinë e atesteve (mostrave) të cilësisë së dorëzuara nga ky grup operatorësh dhe i ishte drejtuar me email Laboratorit SGS në Turqi, institucioni që thuhej se i kishte lëshuar këto ateste.

    Në përgjigjen e Laboratorit SGS thuhej se dokumentet e dërguara nuk ishin autentike dhe nuk përmbanin të njëjtat të dhëna me dokumentet origjinale që ata kishin lëshuar.

     Madje, bashkë me përgjigjen e tyre, ata dërguan edhe versionet origjinale të atesteve, ku u konstatua se kishte ndërhyrje të qarta në dokumentacionin që ishte dorëzuar nga grupi i operatorëve ekonomikë.

    Si pasojë, OSHP vendosi që të diskualifikoj për një vjet nga aktivitetet e prokurimit vetëm njërën kompani. “Info Global BV”. Në mbrojtjen e saj para OSHP-së, Poligoni i Shenjëtarisë Katana deklaroi se nuk kishte qenë e njoftuar për falsifikimin nga partneri i saj

    Kompania Poligoni i Shenjëtarisë Katana, që ishte edhe lideri i grupit, pranoi se kishte kërkuar sqarim nga partneri tjetër, Info Global BV, pas pranimit të letrës për eliminim nga tenderi. Në email-in e datës 22 prill 2024, Info Global BV pranoi përgjegjësinë për ndërhyrjen në ateste, duke e arsyetuar si një “gabim të paparashikuar” dhe bashkëngjiti dokumentet origjinale.

    Gazeta Insajderi ka verifikuar se komoania “Info Global BV” është e regjistruar si biznes në Turqi. Sipas të dhënave, ajo figuron të jetë në pronësi te turkut, Hakan Dogruguven.

    KËTU mund të gjeni vendimin e plotë të lëshuara nga OSHP.

    /Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark