×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tenderuesi i madh i Qeverisë së Kosovë futet në listën e zezë të ShBA-së

    Insajderi
    08 December 2021 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një raport i Departamentit Amerikan të Thesarit ka vënë në pahë grupe kriminale nëpër disa vende të botës. Në Kosovë, raporti është fokusuar në pjesën veriore të vendit, aty ku krimi udhëhiqet kryesisht nga serbë të lidhur me Beogradin zyrtar, shkruan Insajderi.

    Në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin udhëheqësi i Grupit të Krimit të Organizuar, dhe Milan Rajko Radojcic të dyshuarit për vrasjen e liderit të partisë politike Oliver Ivanoviç në janar 2018.

    Në këtë raport është future edhe kompania “RAD D.O.O” e cila është në pronësi të Radule Stevic, i kërkuari për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq dhe po ashtu miku i të fortit të veriut, Milan Radojicic.

    Kompania RAD D.O.O, vetëm gjatë vitit 2019-2020 kishte fituar 53 tendera nga Qeveria e Kosovës, në 4 komuna veriore.

    Vetëm në komunën e Mitrovicës së Veriut ka fituar 11 kontrata në këto dy vite

    Kompania “RAD” është më e famshmja në veri të vendit. Ajo merr të gjithë tenderët në institucionet e Kosovës që qeverisën nga serbët, por edhe projektet që vijnë nga Qeveria e Serbisë.

     Krejt kjo falë lidhjeve me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojicic, që njihet si “baba i veriut”.

    Por kjo kompani kishte marrë tender edhe nga Qeveria Kurti, përkatësisht nga ministrit i Infrastrukturës, Libur Aliu i cili i kishte dhënë tender në vlerë 600 mijë euro kompanisë RAD në partneritet me dy kompani të tjera.

    Kompania RAD në këtë vit mori edhe tenderin për Mirëmbajtjen Verore dhe Dimëror 2021-2022 të rrugëve nacionale dhe rajonale po nga Ministria qe udhëhiqet nga Aliu

    Kjo kompani nder vite nga tenderët e lëshuar nga Qeveria e Kosovës arriti të fitoi plotë 2 milionë e 226 mijë e 236 euro.

    Ndërkaq, lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit përfshinë: Ros, Andrija Zheljko Bojiq, Srdjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Miljan Radisavljevic, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq.

    Grupi gjithashtu ka komplotuar me politikanë të ndryshme në disa marrëveshje “quid pro quo”, duke përfshirë ryshfetin në fillim të vitit 2019 të zyrtarëve kosovarë të sigurisë për të lejuar operacionet e tyre të kontrabandës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe ryshfetin e fundit të vitit 2017 të zyrtarëve kosovarë të sigurisë kufitare për të lejuar kalimin e sigurt për kontrabandistët.

    Në Kosovë, raporti është fokusuar në pjesën veriore të vendit, aty ku krimi udhëhiqet kryesisht nga serbë të lidhur me Beogradin zyrtar.

    Në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark