×
  • Sport
  • Sport

    Tensione brenda klubit, Bayern po shkon drejt shkarkimit të trajnerit Flick

    Insajderi
    13 April 2021 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tensione te Bayerni, klubi po shkon drejt shkarkimit të trajnerit Flick

    Marrëdhënia midis trajnerit të Bayern Munchen Hansi Flick dhe drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic është prishur deri në atë masë sa që dikush mund të detyrohet të largohet nga klubi, gjithnjë sipas legjendave të klubit Lothar Matthaeus dhe Stefan Effenberg.

    Bayerni përballet sonte me Paris-Saint-Germain ne ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve pas humbjes me rezultat 3-2 në ndeshjen e parë dhe ka nevojë për një përmbysje të rezultatit për të kaluar në gjysmëfinale të kësja gare.

    Fërkimet midis Salihamidzic dhe Flick, që ishin krijuar gjatë gjithë sezonit, janë rritur edhe më shumë në ditët e fundit.

    Flick refuzoi të përgjigjet në lidhje me situatën përpara ndeshjes të së shtunës kundër Union Berlinit dhe ish-kapiteni i Gjermanisë Matthaeus thotë se situata është e paqëndrueshme.

    “Ata kanë mendime të ndryshme, veçanërisht për skuadrën dhe nuk mendoj se është e kalueshme, pozicionet e tyre janë shumë të ndara”, tha Matthaus, i cili bëri 410 paraqitje për Bayernin, në kolonën e tij për të përditshmen “Bild”.

    Të Premten, Flick, i cili është nën kontratë deri në vitin 2023, kritikoi disa nga vendimet Salihamidzic rreth transferimeve, duke thënë që skuadra ishte “më e fortë” sezonin e kaluar kur fitoi Ligën e Kampionëve.

    Javën e fundit dyshja kanë pasur një ndryshim të qartë mendimesh rreth Jerome Boateng.

    Salihamidzic ka konfirmuar se 32-vjeçarit nuk do t’i ofrohet një marrëveshje e re kur skadon kontrata e tij në fund të sezonit, por Flick e ka bërë të qartë se ai dëshiron ta mbajë fituesin e Kupës së Botës edhe më tutje në skuadër.

    “Njëri prej tyre duhet të shkojë,” tha ish-kapiteni i Bayernit Effenberg.

    “Klubi po shkon drejt shkarkimit të Flick,” shtoi ai.

    Më tutje raportohet se presidenti i klubit Karl-Heinz Rummenigge ka ndërhyrë ndërmjet të dy protgonistëve dhe ka kërkuar qetësimin e situatës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark