×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tensione në Forumin Rinor të LDK-së në Llap: Parregullësit e Ekrem Hysenit detyruan sigurimi të intervenoi

    Insajderi
    25 June 2022 - 22:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot është mbajtur kuvendi i Forumit Rinor të LDK-së, Dega Podujevë, i cili kishte për qëllim zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij forumi. Por, situata përfundoj me tension në mes delegatëve e kryetarit të partisë Ekrem Hysenit, ku pati edhe ndërhyrje të sigurimit.

    Gazeta Insajderi mëson brenda burimeve të LDK-së se shkak i këtyre tensioneve ishin disa parregullësi që ishin bërë kundër delegatëve të cilët ishin zgjedhur për kuvendin e partisë.

    Ky burim thotë se disa delegatëve iu janë ndryshuar emrat vetëm për të përkrahur kandidatin që e kishte zgjedhur kryetari degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni.

    Hyseni e kishte mbështetur kandidaturën e Plator Ejupit, për kryetar të Forumit Rinor në Podujevë.

    Mirëpo, Ejupi nuk e kishte votën e shumicës, sic e kishte kundërkandidati i tij, Ermal Osmani, shkruan Insajderi.

    Në videon e siguruar nga Gazeta Insajderi, shihen disa delegatë të cilët kërkojnë sqarim nga Hyseni për këto parregullësi, po që i njejti nuk ishte sjellur mirë me delegatët e partisë së tij.

    Në mbledhje kishte intervenuar edhe sigurimi i paritsë, të cilët kishin ardhur nga Peja.

    Mbledhjen e kishin lëshuar 65 delegat por kjo nuk e kishte penguar Ekrem Hysenin që ta vazhdojë mbledhjen e ta zgjedhë për kryetar të Forumit Rinor, Plator Ejupi.

    Edhe pa pranin e 101 delegatëve sa duhet të ishin në sallë, Hyseni emëroi kandidaturën e Ejupi pë kryetar të Forumit Rinor.

    Në këtë video shihen edhe disa delegatë të cilët përballen me sigurimin në hyrje të zyrës së LDK-së në Podujevë, pasi shohin se emrat e tyre ishin ndërruar me përkrahësit e Hysenit.

    “Aty ka pas përplasje të mëdha së pari delegatët që janë zgjedhur për atë kuvend, iu kanë ndryshuar emrat vetëm për ta përkrahur kandidatin që e kishte emëruar kryetari i degës së LDK-së, në Podujevë, Ekrem Hyseni. Kundërkandidati tjetër i kishe votat e delegatëve mirëpo që të votohet kandidati i Ekrem Hysenit janë bërë këto parregullsi”, ka thënë ky burim për Insajderin.

    Më poshtë shihni videon:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark