×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tensionet në veri- Sveçla i buzëqeshur lajmërohet nga kufiri me Serbinë

    Insajderi
    06 November 2022 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar sot pjesën veriore të Kosovës, më saktë pikën kufitare në Bërnjak.

    Sipër fotografisë ku duket i buzëqeshur, Sveçla shkroi se të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët, si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës.

    Policia e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Si e tillë, ajo do të vazhdojë të kryejë misionin e saj me gatishmëri të plotë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa asnjë dallim”, ka shkruar Sevçla.

    Ndryshe, në Mitrovicë të veriut, përkatësisht në sheshin “Car Lazar” po mbahen protesta të thirrura nga serbët, kjo pasi kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe katër kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark