×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tentim-vrasje në Lipjan, i përfshirë edhe një i mitur

    Insajderi
    15 March 2023 - 22:56

    Një vrasje në tentativë ka ndodhur në qytetin e Lipjanit. Sipas policisë janë lënduar dy persona, të cilët dyshohet të kenë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

    Lidhur me rastin policia ka arrestuar një të mitur. Ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

    “Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, të cilët dyshohet të kenë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia menjëherë  ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar”, thuhet në njoftim.

    Kjo është komunikata e plotë:

    Arrestohet një person i dyshuar për vrasje në tentativë 

    Sot rreth orës 13:40, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan.

    Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, të cilët dyshohet të kenë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

    Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia menjëherë  ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar.

    I dyshuari:

    E.K, mashkull (i mitur), pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

    Aktualisht hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme lidhur me rastin i cili është cilësuar si Vrasje në tentativë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark