×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tërheqja e Trustit – vjen një lajm i mirë

    Insajderi
    03 January 2023 - 13:01

    Tërheqja e Trustit është temë diskutimi tash e sa kohë. Ky vit duket se do nisë mbarë pasi në Kuvendin e Kosovës pritet të debatohet dhe më pas të merret vendimi për iniciativën qytetare për lejimin e tërheqjes së 30 % të parave nga Trusti.

    Iniciuesi i Projektligjit për tërheqjen, Bekim Haxhiu në një pronencim për Gazetën Insajderi tha se do të jetë në rend ditë projektligji qysh në seancën e parë.

    Nisma qytetare ka pasur të trajtohet në seancën e fundit të dhjetorit, por kjo u zvarrit në Komisionin për Buxhet që drejtohet nga Armend Muja. Tani kanë kaluar të gjitha afatet ligjore dhe të Rregullores së Punës së Kuvendit dhe qysh në seancën e parë të sesionit të ri në javën e tretë të janarit mund të futet në rend dite kjo nismë qytetare”, Haxhiu për Insajderin.

    Sipas tij, lehtësisht mund të kaloj në Kuvend kjo nismë për arsye se ka një reflektim edhe të deputetëve të të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Ky është tentimi i dytë për lejimin e tërheqjes së 30 për qind nga Trusti, e ku hera e parë kishte dështuar në Kuvend e që ishte nismë e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

    Për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti të shtunën në Prishtinë është mbajtur edhe protestë, ku u kërkua që qytetarëve t’u lejohet tërheqja e 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti.

    Gjashtë muajt e parë të këtij viti nuk kanë qenë aq të mirë për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

    Meqë Banka Qendrore e Kosovës përmes një raporti mbi sistemin financiar të Kosovës të botuar më 31 gusht 2022 ka bërë të ditur se rënia e investimeve përgjatë periudhës janar-korrik 2022 ka arritur në 161.7 milionë euro.

    Aktualisht Trusti ka mbi 170 milionë humbje.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark