×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Tërhoqi zvarrë qenin me veturë, arrestohet burri

    Insajderi
    20 April 2024 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë në Tiranë është arrestuar nën dyshimet se ka tërhequr zvarrë një qen me veturë.

    Sipas Policisë, ai është proceduar penalisht në gjendje të lirë pas shoqërimit në komisariat.

    Ndaj të dyshuarit u vendos një gjobë prej gjashtë mijë lekësh, ndërkohë që materialet në ngarkim i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

    “Komisariati i Policisë Rrugore dhe Komisariati i Policisë Nr. 6, gjatë patrullimeve në terren, kanë konstatuar shtetasin Sh. I., duke tërhequr me makinë një kafshë shtëpiake (qen). Shtetasi Sh. I., është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, si dhe është gjobitur me 6.000 lekë sipas Kodit Rrugor, ndërsa kafsha shtëpiake iu dorëzua shërbimeve të specializuara të Bashkisë.  Videoja e këtij rasti është publikuar dhe në rrjete sociale”, thuhet në njoftimin e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark