×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tërmet i fuqishëm në Indonezi, 44 të vdekur dhe qindra të plagosur

    Insajderi
    21 November 2022 - 12:00

    Një tërmet goditi ishullin kryesor Java të Indonezisë, duke dëmtuar dhjetëra ndërtesa dhe duke vrarë të paktën 44 persona, por bilanci pritet të rëndohet.

    Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 5.6 ballë ishte me qendër në rajonin Cianjur në provincën Java Perëndimore dhe me thellësi prej 10 km.

    Herman Suherman, një zyrtar nga Cianjur, tha se 300 persona kanë mbetur të plagosur.

    Adam, zëdhënës i administratës lokale në qytetin Cianjur deklaroi se dhjetëra njerëz kishin vdekur.

    “Ka pasur dhjetëra njerëz të vrarë. Qindra, madje ndoshta mijëra shtëpi janë dëmtuar. Deri më tani 44 persona kanë vdekur”, tha Adam.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark