×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tërmeti i fortë me epiqendër në Dibër, sizmiologu shpjegon çka ka ndodhur

    Insajderi
    15 January 2023 - 23:05

    Sizmiologu Rrapo Ormeni ka sqaruar se çfarë ka ndodhur në Shqipëri me tërmetin e fundit që tundi vendin.

    Në një lidhje telefonike për ReportTv, sizmiologu tha se bëhej fjalë për një tërmet të zakonshëm që nuk ka vend për panik, duke konsideruar edhe zonën ku ka pasur epiqendrën. 

    “Ky ishte një tërmet i zakonshëm, që përsëriten për çdo vit, ndaj nuk ka vend për panik. Kjo zonë ku ka rënë tërmeti, Bulqizë-Dibër, ka aktivitet sizmik. Janë tërmete moderatë dhe ka pasur edhe lëkundje të tjera më të vogla. Është tërmet që krijon panik, por nuk shkakton materiale, mund të shkaktojë dëme vetëm në shtëpitë e vjetra. Do të shohim nëse ka pasgoditje më të vogla, do të thotë që do të vijë rënë fuqia e tij,”, tha ai edhe në fjalën e tij.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark