×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, numri i viktimave shkon në 640

    Insajderi
    06 February 2023 - 10:36

    Më shumë se 640 njerëz kanë vdekur në Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore pas tërmetit të mëngjesit të sotëm. Para një orë e gjysmë kjo shifër ishte 568. 

    Numrat deri më tani janë:

    -Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay tha në një konferencë shtypi se numri i të vdekurve në vend ishte tani 284, me 2,323 të plagosur.

    -Ai tha se 70 persona u vranë në provincën e Kahramanmaras, ku ndodhej epiqendra e tërmetit, së bashku me 20 persona në Osmaniye, 18 në Sanliurfa, 14 në Dijarbakir dhe 13 në Adiyaman.

    -Më herët u raportua se numri i të vdekurve në Siri ishte 237 – dhe ky është vetëm në zonat e kontrolluara nga qeveria.

    -Tani e dimë se 147 njerëz kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisë, sipas ekipeve të shpëtimit.

    -Mijëra njerëz janë lënduar gjithashtu nga tërmeti 7.8 ballë dhe operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në të dy vendet. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark