×
Insajderi / Insajderi

Tërmkolli: Kurti as me shehër as me Barlievë, e la Kosovën pa targa dhe pa miq

Insajderi
30 October 2022 - 11:47
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Ish-ministrja dhe deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar vendimin e fundit të kryeministrit Kurti për targat.

Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se ky vendim është “as me shehër as me Barilevë”, pasi sipas saj kjo e lë Kosovës pa targa dhe pa miq.

“Politika “kreative” e Kryeministrit Kurti “as me sheher as me Barilevë” e lë Kosovën edhe pa targa edhe pa miq!”, ka shkruar Tërmkolli.

Qeveria Kurti të premten ka prezantuar një plan për çështjen e targave që lëshohen nga Serbia, që do të zbatohet në disa faza. Plani parasheh që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm “të hiqen” të gjitha targat që nuk janë RKS- Republika e Kosovës.

OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark