19:48 - 12 Tetor 2018

Myftiut Naim Tërnava duket se i ka pëlqyer qëndrimi në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ky veprim i tij ka ngritur reagime të ashpra.

Teologu Mustafa Bajrami ka shkruar se myftiu i jashtëligjshëm Tërnava po i mashtron besimtarët myslimanë, sepse pa marrë ende leje nga komuna, i ka shpallur të hapura punimet për ndërtimin e xhamisë.

Ai ka thënë se vërteta e lajmëve është e dhimbshme sepse është mashtrim i hapur. Ai po luan me ndjenjat e muslimanëve, dhe është për tu ardhur keq se në çfarë gjendje e ka sjellë institucionin e Bashkësisë Islame.

Postimi i tij i plotë:

MUFTIU I JASHTËLIGJSHËM I KOSOVËS PRAPË PO MASHTRON OPINIONIN

Është i pavërtetë lajmi se po fillojnë punimet në ndërtimin e Xhamisë Qëndrore në Prishtinë! Në fakt, vendosja e një pllakate aty për të dhënë përshtypjen se kinse po fillon ndërtimi i xhamisë është bërë qëllimshëm tani në kohën e të ashtuquajturave zgjedhje brenda Bashkësisë Islame të Kosovës.

Besimtarët që me padurim po presin fillimin e ndërtimit të asaj xhamie, e ndër ta edhe unë, marshuan me postimin e lajmeve se ja, më në fund po fillojnë punimet. Bile, nga gëzimi i papërmbajtuar ata postuan foto të shumta të asaj xhamie. Gjithandej nëpër rrjete sociale!

E vërteta e këtyre lajmeve është e dhimbshme. E dhimbshme sepse është mashtrim i hapur. E dhimbshme sepse po i prekë rrejshëm zemrat e besimtarëve. Është mashtrim i keq ky. E ky mashtrim perfid po vjen me rekomandimin e të vetquajturit mufti i Kosovës. Ai po luan me ndjenjat e muslimanëve. Ai, nëpërmes kësaj loje po insiston që prapë dhe në mënyrë të jashtëligjshme e uzurpuese të zgjidhet për herë të katërt mufti i Kosovës.

Më parë ai dërgoi në haxh pa pagesë punonjës të Bashkësisë Islame në mënyrë që më pastaj ata ta votojnë për mufti.

Se çfarë mënyra po përdorë ai për të mbetur aty edhe për pesë vitet e ardhshme, më së miri shihet nëpër këshilla lokale të BIK-ut ku po propozohet vetëm emri i tij.

Është për tu ardhur keq se në çfarë gjendje e ka prurë institucionin e Bashkësisë Islame!

Gjithsesi është akt i turpshëm i tij se si po manipulon me ndjenjat e besimtarëve muslimanë shqiptarë, kudo që jetojnë ata…!!