×
  • Lajme
  • Lajme

    Terroristi serb lirohet nga QKUK-ja, dërgohet në paraburgim

    Insajderi
    11 October 2023 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës deri sot është trajtuar një nga terroristët që mori pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

    Terroristi Vladimir Toniç tashmë është liruar nga Klinika e Ortopedisë së Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe këtë ka konfirmuar drejtori Gani Jashanica.

    Ai ishte transferuar nga Spitali i Mitrovicës në QKUK, ndërsa tash pas lirimit, është dërguar në qendrën e paraburgimit.

    Atij i është caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për veprat penale “Kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës” dhe “Kryerja e veprave terroriste”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark