×
  • Sport
  • Sport

    Terzic shpjegon pse nuk luajti Bellingham dje ndaj Mainzit

    Insajderi
    28 May 2023 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Borussia Dortmund e mbylli sezonin në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Verdhezinjtë ishin një fitore larg rikthimit te titulli kampion pas 11 vitesh, por nuk ia dolën të thyenin Mainzin (2-2).

    Titulli i shkoi Bayernit, si gjithmonë në Gjermani, me bavarezët që festuan vetëm falë golavarazhit më të mirë se kundërshtarët. Trishtim, dhimbje dhe lot në “Signal Iduna Park”.

    Do e kemi të vështirë të marrim veten, na presin ditë brutale”, u shpreh Mats Hummels pas ndeshjes. Ndërkohë, trajneri Edin Terzic shpjegoi se pse nuk luajti Jude Bellingham.

    Mesfushori i talentuar anglez, është shumë pranë transferimit te Real Madrid. 19-vjeçari nuk zbriti në fushë përballë Mainzit, për shkak të problemeve fizike.

    Por a ishte një urdhër i drejtuesve për të mos rrezikuar transferimin në “Santiago Bernabeu” apo një vendim i lojtarit? Një gjë të tillë e shpjegon 40-vjeçari kroat.

    Jude e kisha planifikuar titullar. Por pak orë përpara nisjes së takimit ndaj Mainzit, ai më telefonoi dhe më tha se nuk ndihej gati për të zbritur në fushë.

    Më tha se nuk ishte në 100% të formës së tij. Ai ka punuar shumë gjatë ditëve të fundit, por nuk ndihej aspak mirë as gjatë nxemjes.

    Doja t’i dhuroja disa minuta, por ndeshja mori për keq dhe vendosa të bëja më shumë zëvendësime në sulm. Ai donte shumë ta ndihmonte skuadrën, e patë vetë.

    Jude është një futbollist madhështor dhe jam i sigurt se do të ketë një karrierë të suksesshme”, deklaroi Edin Terzic, trajneri i Dortmundit. /SuperSport/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark