×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tetë plumba shkrepen në drejtim të një qeni endacak në Vranidoll të Prishtinës, policia prezent

    Insajderi
    04 August 2022 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një qenë endacakë është vrarë mbrëmjen e së mërkurës, në fshatin Vranidoll të Prishtinës, në prani të zyrtarëve policor.

    Një qytetar i ka thënë Gazeta Insajderi, se personi që shtiu tetë plumba mbi qenin ishte polici civil.

    Ndonëse, në prani të personit që gjuan me arme zjarri qëndrojnë edhe tre zyrtare policie.

    Sipas këtij qytetari ishin vetë qytetarët e këtij fshati që kishin telefonuar policinë pasi qenët endacak kishin sulmuar banoret e këtij fshati nëpër shtëpitë e tyre.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar policinë e Kosovës, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.

    Më poshtë shihni VIDEON:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark