×
  • Lajme
  • Aktuale

    Tezakja e Presidentes Osmani vendoset në krye të Ministrisë së Pushtetit Lokal

    Insajderi
    13 January 2022 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Disa muaj pasi që tezakja e Vjosa Osmanit, Venera Çerkini ishte transferuar në pozitën e drejtoreshës në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, është rikthyer me një pozitë të re Ministrinë e Pushtetit Lokal, si zëvendësuese së Sekretares së Përgjithshme.

    Presidentja Vjosa Osmani, që në vazhdimësi kishte kritikuar punësimet familjare dhe ishte zotuar për luftimin e nëpotizmit, duket se e ka harruar këtë zotim pasi ka marrë pushtet.

    Familjarët e saj në vazhdimësi janë punësuar e favorizuar në punët në institucione shtetërore.

    Së fundmi nga pushteti është favorizuar edhe tezakja e sa.

    Venera Çerkini, që është  vajza e tezes së Presidentes Vjosa Osmani është vendosur në pozitën e zëvendësuese së Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Pushtetit Lokal.

    Gazeta Insajderi merr vesh se ajo ka nisur punën gjatë kësaj jave si zevendësuese e sekretareshës në vend të Trim Berishës, i cili po ashtu ishte zëvendësues i sekretarit deri në fund të vitit.

    Si burimeve të gazetës, Çerkini është duke u favorizuar nga komisioni vlerësues ndërministrorë.

    Ata sipas burimeve kanë përgatitur dokumentacionin, të cilin do ta dërgoj në Qeveri, duke synuar që Çerkini të mos jetë shumë gjatë si zëvendësuese po ta marrë pozitën e plotë si sekretaresh në këtë dikaster.

    Ministria  Pushtetit Lokal udhëhiqet nga Elbert Krasniqi.

    Favori i parë i pushtetit për tezaken e presidentes

    Ky nuk është rasti i parë që tezakja e Presidentes Vjosa Osamani, Venera Çerkinin është favorizuar nga pushteti i ri.

    Venera Çerkini, fillimisht ka qenë drejtoreshë në Departamentit ligjor në Ministrinë e Pushtetit Lokal.

    Ajo në gusht të vitit të kaluar, është transferuar në pozitën e drejtoreshës në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë që funksionon në kuadër të ministrisë së udhëhequr nga bashkëpunëtori më i ngushtë i Vjosa Osmanit, Faton Peci

    Sipas marrëveshjes Çerkini do të ishte me transferim të përkohshëm në AZHB nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

    Marrëveshja ishte lidhur mes Zv/Kryeshefit Ekzekutiv të AZHB-së, Ismajl Kastratit si dhe zv/sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Trim Berisha.

    Sipas marrëveshjes Çerkini në AZHB do të fillonte punën që nga data 4 gusht e këtij viti, deri në 4 shkurt të vitit 2022.

    Por Çerkini një muaj para se ta përfundoj punën në AZHB sipas marrëveshjes u rikthyer në MPL si zv/sekretare . /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark