×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tha që Gërvalla e la pa punë se nuk e hoqi flamurin e UÇK-së, reagimi i plotë i Krasniqit

    Insajderi
    06 July 2022 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lulzim Krasniqi i cili ishte zyrtar në konsullatën e Republikës së Kosovës në SHBA ka reaguar sërish pasi tha se ministrja Gërvalla e ka shkarkuar atë për shkak se ai nuk e hoqi nga zyra flamurin e UÇK-së pasi Gërvalla e kishte urdhëruar që ta heqte duke ju referuar si “flamur me simbole”.

    Krasniqi përmes një statusi në “facebook” ka përseritur se ky vendim është i bazuar në urrejtje.

    “Me të njëjtën urrejtje, gjatë vizitës suaj në SHBA, në prill të këtij viti, ju keni urdhëruar largimin e flamurit të UÇK-së nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së  Kosovës në Nju-Jork. Pavarësisht kësaj, atë flamur të shenjtë e kam vendosur në zyrën time gjatë gjithë kohës”, thuhet në reagimin e tij.

    Krasniqi shtoi se Gërvallla nuk mund ta largojë krenarinë e UÇK-së edhe nga insitucionet e Kosovës.

    “Me largimin tim, ju mund ta largoni atë edhe nga zyra ime, por krenarinë dhe luftën e UÇK-së nuk do të mund ta largoni asnjëherë nga institucionet e Kosovës, meqë UÇK-ja është vetë themeli i këtyre institucioneve”, përfundoi ai.

    Krasniqi i ishte drejtuar edhe me një letër të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi ku shkruan se ky vendim është i paprecedent dhe jo ligjor duke thënë se ka obligime të shumta që nuk përmbyllën me kaq.

    “Faleminderit për sqarimin, edhe pse do të ishte mirë sikur këtë të ma kishit bërë të ditur ditën kur e pranova vendimin (më 30 qershor), meqë obligimet e shumta që kam këtu, nuk përmbyllen kaq thjesht, siç mendoni ju.  Vendimi juaj është i paprecedent përgjatë funksionimit të deritashëm të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës. Mbi të gjitha është kundërligjor”, shrkuan në letër.

    Ai ndër të tjerash ka thënë se ky vendim e mbylli konsullatën Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork sepse sipas tij ai ka qënë i vetmi person i autorizuar për ofrim të shërbimeve.

    “Me këtë vendim, ju sapo mbyllët të gjitha shërbimet konsullore në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork për shtetasit e Republikës së Kosovës-këto ditë kur kërkesat e tyre për shërbime arrijnë kulmin. Rrjedhimisht, meqë kam qenë i vetmi person i autorizuar për ofrimin e shërbimeve, me këtë vendim, duke filluar prej sot, u mbyllën të gjitha llogaritë për përdorimin e aplikimit të dokumenteve të udhëtimit. Bashkë me këto llogari,  fatkeqësisht, u mbyll çdo shërbim konsullor. Përgjegjësinë për këtë tashmë e keni ju”, thuhet në reagim.

    Zyrtari i konsullatës ka vazhduar duke thënë se shkarkimi i tij u bë për arsye urryese që ai e lidh me mos largimin flasmurit të UÇK-së nga zyra e tij pasi ja kërkoi ministrja. Madje sipas tij Gërvalla e ka cilësuar si “flamur me simbole”.

    “E, largimi i flamurit të UÇK-së, të cilin, ti, zonja Gërvalla, atë ditë prilli nuk ta zinte goja ta quaje flamur i UÇK-së, por e quaje “flamur me simbole”, është një turp i madh dhe ka për qëllim rrënimin e institucioneve, të cilën gjë me sukses ke arritur ta bësh në MPJD.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark